4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë – Kroaci: Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime

- Advertisement -

Organizuar nën përkujdesjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë u mbajt Forumi Ekonomik Kosovë – Kroaci, forumi i parë ekonomik i organizuar për këtë vit në Prishtinë.

Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, politikisht, historikisht, por edhe gjeografikisht. Ka ardhur koha që të forcojmë po ashtu edhe lidhjet tona ekonomike, tha Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të forumit.

Kryeministri Kurti tha se bazuar në trendet e shkëmbimeve tona tregtare gjatë viteve të fundit, jemi në rrugën e duhur për të forcuar edhe më tej edhe lidhjet tona ekonomike.

 

Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyeshme për Investime të Huaja Direkte apo për “Business Process Outsorcing and nearshoring” për të gjithë ju, si një destinacion serioz dhe i qëndrueshëm, tha ai.

Kryeministri theksoi se kemi qëndrueshmëri në aspektin fiskal, se Qeveria jonë ndjek një politikë fiskale që shikon përpara dhe se barra e përgjithshme tatimore është ndër më konkurrueset në Evropë.

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte në vendin tonë janë rritur për 44%, ndërsa eksportet janë rritur për 23%, e të hyrat tatimore janë rritur për 22%, tha më tej ai.

Ai bëri të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës po zgjeron në mënyrë të qëndrueshme infrastrukturën dhe se po planifikojmë më shumë se 80 projekte publike mjedisore dhe infrastrukturore, me vlerë prej më shumë se 3 miliardë euro.

Kosova është një vend i ri dhe dinamik, plot gjallëri, me popullsi të re, e cila është mbase më e reja në Evropë, ku diku 2/3 janë më pak se sa 35 vjeç, ndërkaq mosha mesatare është 31 vjeç. Të rinjtë tanë kanë  shkathtësi si në teknologji, po ashtu edhe në profesione të tjera, teksa flasin rrjedhshëm gjuhën angleze, dhe shumë prej tyre edhe atë gjermane e kroate, tha Kryeministri Kurti.

Ai shprehu mirënjohje për rolin aktiv të Kroacisë në mbështetje të Kosovës, në plotësimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale e ndërkombëtare.

Kroacinë e shohim si një prej aleatëve e partnerëve më të besueshëm, dhe shpresojmë, një prej miqve tanë të cilët do të jenë të tillë edhe në fushën e ekonomisë, për një ekonomi më të fortë edhe në Kosovë edhe në Kroaci, për një të ardhme që sjell përfitime reciproke për qytetarët e dy vendeve tona, tha Kryeministri Kurti në përmbyllje

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit