Kurti në 1 Maj: Rritëm pagat, mbështetëm punëtorët dhe do të vazhdojmë me politika sociale

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh me rastin e Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, duke vlerësuar rolin e punëtorëve në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, si dhe duke theksuar politikat e qeverisë së tij në mbështetje të tyre.Në deklaratën e tij, Kurti rikujtoi origjinën historike të 1 Majit, që lidhet me protestat e vitit 1886 në Chicago për orarin tetëorësh të punës, duke theksuar se të drejtat e sotme të punëtorëve janë rezultat i sakrificave të mëdha.Ai nënvizoi se të drejtat e punëtorëve po përballen me sfida të reja globale, si rritja e punësimit afatshkurtër, zhvillimi i platformave digjitale dhe ndikimi i automatizimit, duke shtuar se këto zhvillime reflektohen edhe në Kosovë.

Duke folur për veprimet konkrete të qeverisë, Kurti përmendi rritjen e pagës minimale nga 170 në 425 euro, me një rritje të planifikuar në 500 euro nga 1 korriku. Ai theksoi gjithashtu vendosjen e pagës së 13-të për sektorin publik dhe zgjerimin e programit “Superpuna”, përmes të cilit janë punësuar mbi 23 mijë të rinj.Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe rritjen e pensioneve nga 90 në 150 euro, mbështetjen për familjet dhe gratë në tregun e punës, si dhe miratimin e projektligjit për sigurime shëndetësore universale.

Kurti kritikoi opozitën për bllokimin e një pakete ekonomike prej 200 milionë eurosh për përballimin e inflacionit, duke theksuar se qytetarët do të gjykojnë për këto vendime.Në përfundim, ai deklaroi se qeveria do të vazhdojë të angazhohet për përmirësimin e kushteve të punëtorëve dhe rritjen e standardit të jetesës në vend, duke uruar qytetarët për 1 Majin.

Të ngjashme

Të fundit