Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka goditur Prokurorinë e Gjykatën për rastin e djeshëm në Skënderaj.
Kurti ka thënë se reagimi i Policisë dhe Prokurorisë ishte i vonuar.
“Në lokalin në Skenderaj, ku është rrahur e përgjakur Hysni Mehani, kandidat për deputet, ka kamera dhe ka shumë dëshmitarë. Meqë mora vesh dy veta janë arrestuar. Për përshtypjen time, reagimi i policisë dhe prokurorisë është i vonuar. S’e di çfarë ka ndodhur pas mesnatës, por e di që reagimi është dashur të jetë më i shpejt. Aktivistët e VV-së për statusa në fejsbuk janë dënuar me nga një vit burg, ta shohim tash Prokuroria për ata që marrin gotë e përgjakin zv.ministra, çfarë ndëshkimi do të kërkojë e çfarë dënimi do të japë gjyqësori”, ka thënë Kurti.






