Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Kosova ka përfituar 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së.

Ai ka thënë se për këtë janë njoftuar të martën nga Bashkimi Evropian, se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027.

Kurti ka thënë se pas miratimit nga Komisioni Evropian dhe më pas nënshkrimit dhe ratifikimit të Marrëveshjes Financiare nga Kuvendi, projektet do të fillojnë zbatimin.

“Fondet do të mbështesin fushat prioritare të vendit: Mjedisi dhe klima – 44 milionë euro; Energjia – 34.5 milionë euro;Menaxhimi i kufijve dhe migrimi – 30.5 milionë euro; Konkurrueshmëria, arsimi dhe punësimi – 31.8 milionë euro;Qeverisja e mirë dhe përafrimi me BE – 24.7 milionë euro;Sundimi i ligjit – 15 milionë euro”, ka shkruar Kurti në Facebok.

Ai ka bërë të ditur se gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore.

“Shumica e projekteve do të realizohen në kombinim me partnerë të tjerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Përveç projekteve të IPA 2026 e IPA 2027, siç ka bërë të ditur kryeministri në detyrë janë miratuar edhe 3 grante nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), në vlerë totale prej 25.9 milionë euro.

“Hidrosistemi Ibër-Lepenc – asistencë teknike për përgatitjen e investimit infrastrukturor;- Autostrada Qafë e Duhlës–Banullë – asistencë teknike për përgatitjen e segmentit të autostradës;- Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Podujevë – grant investues prej 24.3 milionë euro, në bashkëpunim me BERZH”, ka njoftuar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit