Kryeministri Albin Kurti, në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar se në llogarinë bankare ka 16.41 euro.
Rreth kësaj, ka reaguar këshilltari i tij, Hysamedin Feraj. Ky i fundit, ka aluduar se partitë opozitare po e kritikojnë Kurtin se ‘’pse nuk i ka 2-3 milionë euro pasuri private’’.
‘’Është ngrit n’kamë opozita tue e akuzu Albin Kurtin pse nuk i ka 2-3 milionë euro pasuri private! Të gjithë i kanë nga 2-3 milonë – pat thënë njani! Kjo kritikë flet shumë për psikologjinë e përkrahësve të opozitës: i duam hajnat me pushtet!’’, ka shkruar Feraj.






