Kurti feston Kurban Bajramin me familjen e heroit Afrim Bunjaku në Vushtrri

- Advertisement -

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte për drekën e Bajramit te familja e heroit Afrim Bunjaku.

Kurti publikoi një video në Facebook, duke treguar se mesditën e sotme e kaloi te familja Bunjaku në Vushtrri.

“Drekën e Kurban Bajramit, e kaluam në Vushtrri, pranë familjes së heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku”, shkroi ai.

Afrim Bunjaku u vra në detyrë kur Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit në veri të vendit nga një grup i armatosur serbësh më 2023.

Të ngjashme

Të fundit