1.3 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Kurti e takon për herë të parë emisarin Sorensen: Ia tregon kushtet për vazhdimin e dialogut me Serbinë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë e ka takuar emisarin e ri të dialogut Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Takimi ka ndodhur në margjinat e Konferencës së Mynihut.

Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se tema kryesore ka qenë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për vazhdimin e dialogut, Kurti ka theksuar nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, tërheqjen e letrës së Bërnabiq dhe dorëzimin e Milan Radoiçiq.

“Sa i përket raporteve me Serbinë, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit të vitit 2023 dhe aneksit të saj. Në të njëjtën kohë, ai tha se kjo marrëveshje po vazhdon të shkelet e të mos respektohet nga Serbia, e cila gjithashtu refuzon nënshkrimin e saj dhe përmes letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, praktikisht Serbia është tërhequr nga marrëveshja. Për të ecur përpara nevojitet nënshkrimi i marrëveshjes, tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq dhe dorëzimi i kryeterroristit Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti tha se është absurde që Presidenti i Serbisë ia imponon dorëheqjen kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, por nuk e dorëzon Radoiçiqin”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit