Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të mbajnë sot (e enjte) konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 12:00.
Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk është bërë treguar arsyeja e kësaj konference:
“NJOFTIM PËR MEDIA: Agjenda e kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 28.5.2026. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mbajnë konferencë për media. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë KOHA: 12:00”, ka njoftuar ZKM.






