10.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Kurti: Duke përkujtuar Pajazitin dhe dëshmorët e tjerë tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani si dhe ministren e Jashtme Donika Gërvalla, kanë bërë sot homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Me këtë rast, kryeministri Kurti tha se vendosën lule të freskëta tek përmendorja e heroit Zahir Pajaziti pas 26 vjetëve që komandanti Pajziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë.

“Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare, por njëkohësisht ishin edhe pararendës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës meqenëse ata kryenin aksione çlirimtare edhe para se të fillonte lufta. Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, në të njëjtën kohë ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, për shtetin tonë, për pavarësinë tonë dhe se sa i vlefshëm për të tashmen dhe të ardhmen është ky kujtim e ky përkujtim që bëhet si nga institucionet po ashtu edhe nga qytetarët e vendit tonë”,tha Kurti, shkruan lajmi.net.

Ndryshe më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit