Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka pretenduar se do ta themeloj një prokurori të re. Anipse nuk dha detaje se si do të bëhet ajo, e se çfarë ndodh me sigurinë juridike të prokurorive aktuale e të punëtorëve që punojnë aty, ai thjesht tha:
“Do të themelohet prokuroria e re. Zyra për hetime diciplinore do të ketë një strukturë të re. Duhet të rritet llogaridhënia e KPK-së dhe KGjK-së. Procesi diciplinor mund të inicohet edhe ex officio nga zyrja.”
Ndryshe, Prokuroria bënë pjesë tek pushteti i gjyqësorit i cili është i ndar nga ekzekutivi, e kreu i këtij të fundit, pra Kurit nuk ka pranuar të shkoj të intervistohet te organet e drejtësisë, duke u shprehur, “nëse guxojnë lë të vijnë tek unë”.






