Kurti dhe kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen bisedojnë për thellimin e bashkëpunimit

- Advertisement -

Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Gjermanisë ndaj Kosovës, duke përmendur pritjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 dhe kontributin në rindërtimin e vendit pas luftës.

Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në rolin e mërgatës për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, Kurti foli edhe për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe arsimit profesional.

Të ngjashme

Të fundit