Kurti bëri homazhe te memoriali “Heroinat” në Ditën Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nënkryetarin e Kuvendit, Ardian Gola, anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë, me rastin e shënimit të 14 Prillit, Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale nga lufta e fundit, bënë homazhe te memoriali “Heroinat”, në kryeqytet.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë me të gjithë të mbijetuarit e të mbijetuarat dhe angazhohet për drejtësi, njohje dhe mbështetje të vazhdueshme. 

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës çlirimtare të Kosovës është i angazhuar dhe i përkushtuar që asnjë e mbijetuar dhe i mbijetuar të mos mbetet pa mundësinë për të kërkuar njohjen dhe mbështetjen që meriton.

 

Të ngjashme

Të fundit