-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kur do të blejë FSK helikopterë? Ministri i Mbrojtjes përmend afatet

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftoi se helikopterët e parë për Kosovën do të blihen nga viti 2025-2028.

Andaj sa i përket kësaj çështje, Maqedonci njoftoi se tanimë ka pilotë të certifikuar e të diplomuar për operimin e helikopterëve.

“Ndërtimi i kapaciteteve ajrore parashihet të bëhet gjatë fazës së tretë. Në inventarin e pajisjeve të sistemit të armatimit dhe automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, parashihen edhe helikopterët, pra është një flotë e helikopterëve, e që e cila parashihet të blihet gjatë fazës së fundit, e që është faza 2025-2028. Ne më herët kemi trajnuar dhe edukuar personel për të operuar jo vetëm me dronët, por edhe me pajisjet tjera, në këtë rast me helikopterët. Tanimë i kemi pilotët e certifikuar e të diplomuar për këtë çështje”, potencoi Maqedonci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Po ashtu, ministri i mbrojtjes tha se Kosova fillimisht do ta ketë flotën prej 4 helikopterëve, e që sipas tij, do të jenë multi-funksional.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit