16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kupa e Kosovës, Prishtina siguron çerekfinalen, e mposht Dukagjinin

- Advertisement -

Prishtina është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, falë fitores 3:1 ndaj Dukagjinit.

Kryeziu hapi serinë e golave në minutën e 11-të me golin e epërsisë.

Golin e qetësisë për skuadrën e Ismet Munishit e realizoi Blesa në minutën e 22-të.

Ky i fundit i dha goditjen e fundit skuadrës nga Klina në minutën e 50-të kur shënoi golin e tretë.

Dukagjini gjeti golin në minutën e 78-të me futbollistin ukrainas Khomutov.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit ishte paraparë të luhej një ditë më parë (e diel), por ishte shtyrë për shkak të kushteve jo të mira të fushës e cila ishte e mbuluar me borë dhe akull./

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit