13.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Kupa e Botës, këto janë katër përballjet që luhen sot

- Advertisement -

Dita e katërt e Kampionatit Botëror të futbollit në Katar vazhdon edhe me katër takimet e radhës të xhiros së parë të fazës së grupeve.

Takimi i parë i ditës luhet nga ora 11:00. Kroacia sfidohet nga Maroku në kuadër të Grupit F.

Tri orë më vonë, Gjermania e nis rrugëtimin në Katar në përballjen me Japoninë. Ky takim është  i vlefshëm për Grupin E.

Ora 17:00 është rezervuar për duelin tjetër të po atij grupi. Spanja do të ballafaqohet me Kosta Rikën.

Dita e katërt e Botërorit përmbyllet nga ora 20:00 me duelin ndërmjet Belgjikjës dhe Kanadasë.

ORARI dhe ÇIFTET e plota:

11:00: Maroku – Kroacia

14:00: Gjermania – Japonia

17:00: Spanja – Kosta Rika

20:00: Belgjika – Kanada.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit