16.8 C
New York
Friday, May 17, 2024

Buy now

“Kujdes me duartrokitjet në studio se janë sinjale”, Arbana Osmani i kthen përgjigjen epike ndjekëses

- Advertisement -

“Big Brother Albania VIP” ka kaluar çdo pritshmëri, dhe është pa dyshim formati televiziv më i diskutuar i momentit. Kjo për faktin se u rikthye pas disa vitesh mungesë, po ashtu edhe sepse personazhet këtë herë janë personazhe “VIP”.Ndonëse moderatorja Arbana Osmani ka “premtuar” se në Instagram-in e saj përtej fotove, e videove promo, nuk do të flitet për “Big Brother”, duket paksa e vështirë për ndjekësit e saj.

Shpesh herë komentet e tyre të pavend, mbeten pa përgjigje nga Arbana e herë të tjera marrin përgjigje epike e të merituara.

Së fundmi, moderatorja ka postuar foto duke bërë blerjet e ditës (njëkohësisht duke promovuar biznese që është po ashtu puna e saj), e shkruan se rastësisht gjeti bukën e ngrohtë, që s’mund ta linte pa e marrë.

Mirëpo, krejtësisht pa lidhje me postimin, një prej ndjekësve shkruan:

“Mirëmëngjes Arbana, por më me kujdes ato duartrokitjet në studio se janë sinjale apo lejohen sinjalet?”

Por, Arbana i ka kthyer një përgjigje epike. “A hamë 1her këtë bukën?”, ka shkruar moderatorja.

“Kujdes me duartrokitjet në studio se janë sinjale”,

Epo, duket se ajo nuk e pëlqen aspak të përziejë jetën e saj personale, me atë profesionale…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit