19.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Kualifikimet për EURO 21, këto janë rezultatet e tetë ndeshjeve të para

- Advertisement -

Janë zhvilluar sonte tetë ndeshje të grupeve në kualifikimet për EURO 2024.

Vëmendja më e madhe ishte në ndeshjen e grupit C Itali – Angli, të cilët Tre Luanët e fituan me rezultat 2-1. Tek i njëjti grup, Maqedonia e Veriut e mposhti Maltën me rezultat 2-1.

Në grupin J, Portugalia mposhti thellë Lihtejnshtajnin 4-0, me dy golat që erdhën nga ylli Cristiano Ronaldo, i cili po ashtu me këtë ndeshje theu rekordin për më së shumti paraqitje ndërkombëtare. Bosnja e Hercegovina mposhti Islandën bindshëm 3-0, ndërsa Sllovakia me Luksemburgun u ndanë pa gola.

Sllovenia u mposht nga Kazakistani 2-1 në grupin H, ndërsa ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës përfundoi me rezultat 3-1 në të mirë të Danimarkës. Irlanda e Veriut triumfoi 2-0 ndaj San Marinos.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit