22.1 C
New York
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

Kthehet TVSh-ja, vazhdojnë kundërshtimet

- Advertisement -

Nga 1 janari, për çdo kupon që lëshojnë gastronomët, do t’i paguajnë shtetit tatim 18%.

Kjo përqindje u kthye sërish pas një viti e gjysmë, pasi skadoi Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike që e kishte ulur TVSH-në në 8%.

Pronarët e lokaleve nuk e pritën mirë nisjen e 2022-ës për këtë arsye, pasi thonë se masat anti-pandemike janë ende në fuqi, andaj TVSH-ja do të duhej të mbetej më e ulët.

“Jemi të vetmit në gjithë këtë vend, në rajon dhe Evropë, që aplikohet TVSH-ja 18%”, thotw Ragip Millaku, pronar i njw lokali, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, masa e skaduar ka ndihmuar në formalizim të gastronomisë, andaj shteti nuk është se ka humbur gjatë kësaj periudhe.

“Dallimi në TVSH në 2021, nuk është as 1 milion euro më pak se më 2019”, shton ai.

Rikthimin e kësaj vlere mund ta bartin mbi supe konsumatorët, pasi bizneset mund t’i ngrisin çmimet për t’i përballuar shpenzimet.

“Na dëmton se ende masat nuk janë liru. Orari është më i shkurtë, dhe për qat arsye duhet me u rritë edhe cmimet”, shprehet gastronomi Ndriqim Gashi.

TVSH-ja është rikthyer në 18% edhe në policat e sigurimeve bujqësore dhe transaksionet e sigurimit në bujqësi.

Në anën tjetër, qeveria, e cila nuk ka premtuar ulje të sërishme të tatimit, ditët në vazhdim mund të përballet me protesta pikërisht për këtë situatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit