Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 17:00 kanë mbërritur të dhëna për daljen e votuesve për zgjedhjet presidenciale nga 2 mijë e 040 vendvotimeve, ku kanë votuar 42.32 për qind, ndërsa dalja për zgjedhjet parlamentare deri në këtë kohë është 46.93 për qind.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, tha se dalja më e madhe për momentin për zgjedhjet presidenciale është në Novaci ndërsa më e ulëta në Likovë.
“Deri në orën 17:00 të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve për zgjedhjet presidenciale të përpunuar nga gjithsej 2.040 vendvotime. Nga numri i përgjithshëm i regjistruar në këto vendvotime 1 milion e 609 mijë e 21 votues. Kanë votuar 452 mijë e 412 votues, respektivisht 42.32 për qind. Dalja më e madhe deri tani për zgjedhjet presidenciale ka në Novaci me 66.47 për qind dhe dalja më e ulët ka në Likovë me 6.48 për qind. Krahasuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale 2019, kemi rritje të daljes për 7.19 për qind në këto zgjedhje, ndërsa krahasuar me rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 kemi rritje prej 0,001 për qind”, ka thënë Dashteski