Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, ka njoftuar se bashkëpunimi mes mjekëve të Otorinolaringologjisë dhe kirurgëve maksilofaciale të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka mundësuar kryerjen me sukses të një operacioni, heqjen e tumorit të lëkurës dhe rekonstruksionin e defektit.
Procedura e njohur si flape lokale (përdorimi i indit të shëndoshë nga zonat përreth për të mbuluar dhe mbyllur me sukses plagën pas heqjes së tumorit).
Për operacione të tilla, pacientët në shumë raste janë detyruar të referohen në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Ekipi operativ që kreu operacionin:
Dr. Artan Haxhiu – Specialist i Otorinolaringologjisë
Dr. Besim Neziri – Specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale
Dr. Enis Voca – Specialist i Kirurgjisë Maksilofaciale
Sadete Xhemajli – Infermiere/Instrumentare
Merita Beqiri – Infermiere/Instrumentare”, ka njoftuar Spitali.
Ata kanë njoftuar se të gjithë pacientët që kanë nevojë për konsultime dhe ndërhyrje kirurgjike, mund të konsultohen me mjekët çdo ditë pune me udhëzim paraprak nga mjeku familjar.
Postimi i plotë:






