Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka publikuar pamje nga pritja që iu ka bërë sot në Luginë, dy kongresistëve amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam.
Sinani e ka cilësuar këtë takim si historik duke thënë se sot zëri i Luginës dëgjohet nga ata që marrin vendime të mëdha.

“Takim historik me kongresmenët amerikanë
Zëri i Luginës së Preshevës sot u dëgjua te ata që marrin vendime të mëdha”, ka shkruar ajo.






