-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Kryetari nga VV-ja: Qeveria është dashur t’i njoftojë me kohë komunat për marrjen e mjeteve financiare

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se qëllimi i Qeverisë së Kosovës për marrjen e mjeteve të pashfrytëzuara nga komunat është që këto të fundit ta bëjnë shfrytëzimin e mjeteve financiare në mënyrë më efikase.

Ai ka shtuar se të vetmin gabim që e ka bërë qeveria është fakti se nuk i ka njoftuar komunat me kohë për marrjen e këtyre mjeteve.

“Kjo iniciativë e qeverisë unë besoj se e ka pasur këtë qëllim që komunat të jenë më efikase në raport me shpenzimin e të hyrave që ato i realizojnë”, tha ai në Klan Kosova.

“Kjo ka të bëje me shtimin e efikasitetit të secilës komunë veç e veç sepse shumë komunat grumbullojnë mjete të mëdha dhe nuk arrijnë t’i shpenzojnë apo i shpenzojnë për fushata zgjedhore”.

Sipas tij, komunat nuk po arrijnë t’i shpenzojnë mjetet që i marrim nga qeveria, ndërsa po bwjnw një lloj zhurme për mjete që nuk po mundemi t’i shfrytëzojnë.

“Të vetmin lëshim që mund ta quaj të qeverisë ka qenë mungesa e njoftimit paraprak ndaj komunave. Nëse qeveria do ta bënte paralajmërimin paraprak, atëherë komunat do ta bënin më mirë shpenzimin e mjeteve të tyre”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit