Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama me rastin e festës së Vitit të Ri, ka bërë vizitë tek policia, zjarrfikësit si dhe në Qëndrën e Mjekësisë Urgjente.
Ai bëri të ditur se e ka ndalur festën që është paraparë të organizohej në sheshet e Prishtinës.
Me këtë rast ai falënderoi të gjithë ata që janë në detyrë edhe në këtë natë feste.