2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kryetari i Pejës godet Qeverinë: Në vend të Autostradës, mashtrojnë qytetarët vetëm me zgjerim të rrugës

- Advertisement -

Ministria e Infrastrukturës këtë të enjte ka shpallur tenderin prej 45 milionë eurosh për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë segmenti Dollc-Zahaq.

Për këtë Kryetari i Komunës së Pejës njëherësh edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka deklaruar për gazetën Nacionale se Qeveria Kurti për gjoja kursim të parave të gatshme, të cilat kanë qenë grant nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH për ndërtimin e kësaj autostrade, kanë nisur punën me buxhetin e Kosovës, por vetëm për zgjerim të rrugës ekzistuese dhe jo ndërtim të autostradës siç ishte planifikuar.

Sipas Muhaxherit, kjo autostradë ishte planifikuar 7 vite më parë nga BERZH, ku 100 milionë euro kanë qenë grant dhe pjesa tjetër kredi.

“Kjo autostradë është planifiku me fillu para 7 viteve dhe ka qenë i ndarë fondi prej Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH-it, 100 milionë euro kanë qenë grant dhe pjesa tjetër ka qenë kredi. Tash këta për gjoja kursim të parasë së gatshme kanë nisë me punu me buxhet të Qeverisë dhe në vend që me pasë një autostrad çfare duhet, ne kemi zgjerim të rrugës.

Në këtë kontekst, kryetari Muhaxheri e konsideron një mundësi të humbur ndërtimin e një autostrade të mirëfilltë.

“Është humbur mundësia me bë një autostradë siç duhet dhe kanë kalu në një projekt tjetër, për të cilin po thonë se ka kursim por deri sa të përfundohet nuk e besoj që ka me qenë ma i lirë se që ka qenë e planifikuar me u kry me BERZH-in”, ka deklaruar Muhaxheri.

Sipas Muhaxherit ndoshta kjo do të kushtoj më lirë, por nuk do të bëhet autostradë ashtu siç është premtuar dhe planifikuar.

“Sa kohë ka me u punu, ka me kriju probleme për qarkullim për dhjetëra mijëra vetura që kanë më qarkullu në këtë rrugë, po shihet që ka me pas pengesa për të gjithë qytetarët dhe faktikisht nësë është mendu diçka me u kursy prap se prap qytetarët kanë me qenë ata që kanë me pagu me kohë me dëmtime me të gjithë buxhetin që ata kanë mendu me kursy. Ndoshta ka me u bë më lirë, por nuk ka me u ba autostradë. D.m.th., nuk është ajo që është kry studimi i vizibilitetit prej një kompanie që ka qenë britaniko kroate dhe e cila i ka kry studimet e fizibilitetit dhe është punu projekti për me qenë Kijevë Zajaq një autostradë moderne”, tha kryetari i Pejës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit