Në urimin për 4 Korrikun, Vlora Çitaku rrëfen takimin e nipërve me ushtarët amerikanë

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ndarë një rrëfim personal që, sipas saj, pasqyron mirësinë dhe përkushtimin e amerikanëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku tha se Amerika nuk është vetëm një vend i madh apo i fuqishëm, por edhe një vend që dallohet për mirësinë e njerëzve të saj.

“Urime 4 Korriku! Amerika nuk është vetëm e madhe. As vetëm e fuqishme apo e pasur. Amerika është e mirë sepse amerikanët janë të tillë. Qofshin të pasur apo të varfër, me pushtet apo pa të, ajo që i bën të veçantë është mirësia”, tha ajo.

Çitaku tregoi se nipërit e saj, gjatë një dreke në një piceri, takuan një grup ushtarësh amerikanë.

Sipas saj, ata i përshëndetën dhe i falënderuan ushtarët për shërbimin e tyre, ndërsa njëri prej ushtarëve, nga Teksasi, vendosi t’i surprizojë duke u vizatuar një karikaturë si kujtim.

“Kam jetuar shtatë vite në SHBA dhe e kam ndjerë këtë mirësi çdo ditë. Dje, e ndjenë edhe nipërit e mi. Derisa Arbëri dhe Dielli po drekonin me prindërit, në piceri hyn një grup ushtarësh amerikanë. Me kureshtje dhe respekt, nipat i përshëndesin dhe i falënderojnë për shërbimin”.

“Njëri prej tyre, ushtar nga Teksasi, larg familjes së tij për t’u kujdesur për sigurinë tonë, vendos t’i falënderojë ata: duke u vizatuar një karikaturë si kujtim. Thank you. Për mirësinë. Për sakrificën. Për shpresën që përçoni”, shkroi Çitaku.

Të ngjashme

Të fundit