Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni është shprehur i mllefosur, pasi siç thotë ai faturat e mosrealizimit të projekteve në infrastrukturë po i faturohen atij, shkruan Periskopi.
Ai nuk e konsideroi si dështim që nuk është kryere ende autostrada që katër vite.
“Jo vetëm autostrada janë hyrjet dhe daljet e qytetit rruga Gjilan- Prishtinë, Gjilan- Kllokot ose Ferizaj, Gjilan-Kamenicë, të gjitha këto projekte të Qeverisë, faturat për mos realizimin e cilave po i paguaj unë. Nga 23 kilometra gjatësi total të autostradës, diku rreth 12 kilometra tashmë janë të asfaltuara që i bie të përfunduara, ndërkaq pjesa tjetër e mbetur e punimeve janë në fazën e përgatitjes së trasesë për shtrimin e asfaltit”, tha Hyseni në Tëvë1.
Vlen të përmendet se kryetari i Gjilanit në avzhdimësi është kritikuar për mos realizim të projekteve të premtuara dhe nepotimizmit në komunë.