Kryetari i Aleancës në Gjakovë i ashpër me Kurtin: Këtij qyteti s’i dhe as 2 kilometra rrugë

- Advertisement -

Kryetari i degës së Aleancës në Gjakovë, njëherazi edhe kandidat për deputet nga kjo parti, Flamur Fetahaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për qasjen e tij me Gjakovën.

Sipas Fetahajt, brenda dy javësh, Kurti ishte dy herë në Gjakovë, por të njëjtit qytet nuk i dha as 2 kilometra rrugë, transmeton IndeksOnline.

“Dy herë brenda dy javësh përballë qytetarëve të Gjakovës, të cilët i vlerësove me vetëm 0.22 euro investime kapitale për kokë banori.

Dy herë brenda dy javësh në Gjakovë, në qytetin që sot është model i qeverisjes së mirë, i punës dhe rezultateve konkrete jo i bllokadave, justifikimeve dhe fjalëve boshe” shkroi Fetahaj.

Sipas tij, Gjakova është e zhvilluar vetëm falë udhëheqësisë së denjë të Ardian Gjinit.

“Gjakova nuk ka nevojë për vizita protokollare e fotografi. Ka nevojë për mbështetje, investime dhe trajtim të barabartë” u shpreh 17-shi i Aleancës.

Ky është deklarimi i plotë i tij:

Kur TI në Gjakovë!?

Dy herë brenda dy javësh në Gjakovë, por të cilës nuk i dhe as 2 kilometra rrugë, duke e lënë zonën më të izoluar të Kosovës.

Dy herë brenda dy javësh përballë qytetarëve të Gjakovës, të cilët i vlerësove me vetëm 0.22 euro investime kapitale për kokë banori.

Dy herë brenda dy javësh në Gjakovë, në qytetin që sot është model i qeverisjes së mirë, i punës dhe rezultateve konkrete jo i bllokadave, justifikimeve dhe fjalëve boshe.

Natyrshëm me Ardian Gjinin në krye!

Gjakova nuk ka nevojë për vizita protokollare e fotografi. Ka nevojë për mbështetje, investime dhe trajtim të barabartë.

Sepse qytetarët e saj meritojnë më shumë se premtime; meritojnë vepra, energji e siguri, mbi te gjitha zhvillim dhe vetëm zhvillim!

Flamuri i Aleancës!

Aleanca 128,

Ardian Gjini 1

Ramush Haradinaj 11

Flamur Fetahaj 17

Të ngjashme

Të fundit