Një qytetar i Mitrovicës së Veriut i ka dërguar një kërkesë Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglani, për inicimin e procedurës për largimin e kryetarit të kësaj komune, Erden Atiq.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar vet Uglani.
Ai ka shtuar se kërkesën ia ka dërguar KQZ-së dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Tashmë është afati 5 ditësh kur ata duhet të vendosin për kërkesën”, ka thënë ai për lajmi.net.
Ndryshe, kërkesa të tilla ditëve të fundit nga disa qytetarë janë dërguar edhe në adresë të KQZ-së.
E ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi ka shpjeguar procedurat se si mund të vije deri te largimi i një kryetari.