Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, më 9 nëntor, nga ora 11:00, në sallën C-301, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën e ardhshme plenare.
Sipas rendit të ditës, në këtë mbledhje pritet të shqyrtohet propozimi i rendit të ditës për seancën e radhës.
Ndër çështjet kryesore që pritet të trajtohen në seancën plenare është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, si dhe mungesën e barnave onkologjike.
Po ashtu, në rend dite është edhe mocioni përmbajtjesor për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në mbledhjen e Kryesisë do të shqyrtohet edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar.






