10.9 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Kryeshefja e re – Thaçi akuzonte VV-në për “dhomën e përgjimeve” në Telekom sa Hana ishte udhëheqëse

- Advertisement -

Burbuqe Hana del se ka marrë edhe zyrtarisht nën udhëheqje Telekomin e Kosovës për një mandat trevjeçar. Por, ajo ishte e përfshirë në një çështje shumë enigmatike të ndodhur në vitin 2020, kur e kryente pikërisht një detyrë të tillë.

Fillimisht duhet thënë se Klan Kosova me anë të burimeve ka raportuar që Hana është vënë në krye të Telekomit “pas presioneve të mëdha ndaj bordit, kjo pasi që Komisioni Britanik që mori pjesë në rekrutim për këtë pozitë e propozoi për kryeshef të Telekomit, Kreshnik Domin.”

Sipas rezultateve të prezantuara, vazhdon pretendimi, vetëm Domi ishte propozuar për pozitën.

Ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në vitin 2020 kishte bërë akuza të rënda ndaj pushtetit të ri, Vetëvendosjes, duke pretenduar se kishin hyrë edhe në Dhomën e Përgjimeve të Telekomit të Kosovës.

Sipas tij, “për tri ditë rresht, Albin Kurti, Haki Abazi dhe Xhelal Sveçla kishin hyrë në dhomën e përgjimeve.”

Këto akuza ishin mohuar nga Sveçla, derisa në atë kohë Telekomi udhëhiqej nga Burbuqe Hana. Ajo ishte ftuar edhe të dëshmonte për këtë rast në vitin 2020.

Prokuroria kishte hapur rast për këto pretendime por deri tash nuk ka informacione në lidhje me epilogun e tyre.

Burbuqe Hana ishte emëruar ushtruese e detyrës së kryeshefes së Telekomit më 24 prill 2020, në kohën kur Qeveria Kurti ishte në detyrë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit