Kryeshefi i IPK-së me ekipin e tij realizoi një vizitë zyrtare në Departamentin e Policisë së New Yorkut (NYPD), ShBA.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata u takuan me komisionerin e Policisë së New Yorkut, Edward A. Caban, dhe zhvilluan takime në Departamentin e Hetimeve të Brendshme, ku u pritën nga koloneli Miguel Iglesias dhe stafi i tij.
“Temë e diskutimit ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave në fushën e hetimeve dhe mbikëqyrjes policore, me theks të veçantë në procedurën e zhvillimit të testimit të integritetit dhe hetimeve me masa të fshehta”.
“Delegacioni vizitoi edhe Akademinë Policore të NYPD-së, ku mori pjesë në një ceremoni që po mbahej pas përfundimit të trajnimit për avancim në karrierë për gradat e ndryshme. Gjatë vizitës në NYPD, delegacioni u takua edhe me drejtuesit e Shoqërisë Ilire – NYPD, organizatës së Oficerëve të Policisë me origjinë shqiptare në qytetin e Nju Jorkut”, thuhet në njoftim