Kryeprokurori Gashi dhe drejtori i Doganës dakordohen për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ekonomik

- Advertisement -

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, i cili e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishte intensifikimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në parandalimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që cenojnë interesat ekonomike dhe financiare të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta, në kuadër të kompetencave ligjore të institucioneve përkatëse, me synim rritjen e efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Të ngjashme

Të fundit