Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian dhe koordinatori kombëtar për Planin e Rritjes, Jeton Zulfaj është duke raportuar në Komisionin për Integrim Evropian.
Derisa po raportonte, Zulfaj është pyetur nga deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, mbi Kodin Civil dhe sa i kanë votat Vetëvendosje mbi këtë Ligj.
Më saktësisht Time Kadriaj e pyeti Zulfaj nëse i kanë votat mbi këtë Ligj që pritet që së shpejti të vije në Kuvend të Kosovë
“Kodi Civil është përgjegjësi e kuvendit që ta kalojë, unë shpresojë që të ketë konsensus shoqërorë në lidhje me vlerat që janë të përfaqësuara në Kodin Civil, e të cilat po besoj që i ndajnë shumica e deputetëve ashtu që Kodi pastaj të jetë si e dalur e Kuvendit me një legjitimitet dhe një konsensus të gjerë shoqërorë”, deklaroi Zulfaj.
Ai tha se reformat nuk bllokohen dhe shpreson të kemi unitetin dhe konsensusin në reforma, jo vetëm në atë deklarativ por edhe funksional.
“Koha e humbur se besoj se duhet të qajmë për atë kohë, pro të shfrytëzojmë atë kohë që kemi në dispozicion.”






