Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy grave.
Ato dyshohen për vjedhje në një market në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur më 4 prill të këtij viti, ndërsa Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo informatë të kontaktojnë policinë.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personave të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur me datën 01.04.2023, në një market në Prishtinë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=644422857897976&id=100069908031425&mibextid=Nif5oz