Lëvizja Vetëvendosje duket se është mobilizuar me të gjitha forcat për të mos e humbur vendin e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Një ndër veprimet për të ruajtur votën e para 4 viteve është nisja falas e autobusëve nga Gjermania për në Kosovë për të votuar këtë subjekt politik, duke ua mundësuar udhëtimin falas në këmbim të votës për partinë në pushtet.
Ky veprim i kryeministrit Kurti, ka irrituar kompanitë turistike në Kosovë, të cilat e shohin si një sulm të drejtpërdrejt të qeverisë kundrejt punës së tyre..
9 mijë euro është mesatarja e një autobusi që do të bartë 60-50 persona nga Gjermania në Kosovë dhe pyetja lind se kush do të paguaj për udhëtimin falës në vendlindje?
Ruzhdi Kurtishaj nga Sharr Travel tregon se kostoja e një udhëtimi është tejet e lartë.
E bizneseve që u është bërë dëmi, sipas Kurtishajt shkon deri në 150 mijë euro.
Drejtuesi i Sharr Travel shton se gjithë këto të hyra që kanë pas të shpërndahen në kompani të ndryshme turistike, shkojnë vetëm në një kompani të caktuar.