22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Kryeministri letonez: Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh

- Advertisement -

Pasi BE miratoi 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, të gjithë sytë janë ende te Berlini, ndërsa presioni rritet për të furnizuar vendin me tanke Leopard të prodhimit gjerman. Polonia dhe Finlanda kanë thënë se janë gati t’i japin mjetet Ukrainës, por Gjermania ka licencën e eksportit për t’i kaluar ato.

Duke folur për situatën, kryeministri letonez Krisjanis Karins tha: “Nëse Ukraina nuk fiton, atëherë të gjithë kanë një problem të madh, sepse nuk ka asnjë tregues se Rusia do të ndalojë. Ne duhet të ndihmojmë Ukrainën të ndalojë Rusinë dhe kjo mund të bëhet vetëm me furnizim me armë”.

Ai shtoi se ishte “shumë e rëndësishme” që Gjermania të ishte “plotësisht në bord” me vendet e tjera të BE-së kur bëhej fjalë për dërgimin e tankeve të betejës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit