Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë, Enes Goga, në xhaminë e “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë, ka mbajtur hytben e Kurban Bajramit.
Ai foli për mirësinë që njeriu duhet ta ketë brenda vetes, ndërsa përmendi edhe procesin zgjedhor në të cilin po kalon vendi ynë.
“Kosova, vatani, nuk është i partive politike. Këtë duhet ta kuptojnë të gjitha partitë politike, gjithë ata që janë në garë, duhet ta kuptojnë që janë shërbëtorë të shoqërisë, të popullit, të vendit. Prandaj, ju lus që edhe ju sot, edhe nesër gjatë vizitave, të përhapet ky mesazh dhe kjo kërkesë, që larg gjuhës të urrejtjes, të jemi të matur e të dinjitetshëm”, tha hoxhë Goga.
Ndër të tjera, hoxha tha se në këtë ditë nuk duhet harruar assesi luftëtarët e lirisë, dëshmorët, martirët, invalidët e veteranët.
“Urojmë që edhe krerët e UÇK-së të përmbyllin me dinjitet atë sfidë, dhe të kthehen ballëhapur në Kosovë”, tha ai.






