Profesori i shkencave islame, hoxhë Shefqet Krasniqi ka mbajtur ligjëratë në xhaminë e “Haxhi Ibrahim Devolli” në Pejë.
Në ditën e Kurban Bajramit, hoxhë Krasniqi falënderoi së pari krijuesin e gjithësisë, Allahun.
“Falënderojmë krijuesin e gjithësisë, i cili ishte kur nuk kishte asgjë, e pastaj krijoi çka deshi, kur deshi dhe si deshi. Ai krijoi çdo gjë. Sa e madhe është kjo fe, sa i madh është ky islam”, tha fillimisht hoxha.
Ai vazhdoi duke shpjeguar që Allahu krijoi krejt çka ka në tokë për njerëzit, por edhe lart në qiell.






