28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kryediplomatja gjermane thirrje Qeverisë së Kosovës nga Bundestagu që të bëjë gjithçka për anëtarësim në KiE

- Advertisement -

Kryediplomatja gjermane, Annalena Baerbock, gjatë një fjalimi në Bundestag për 75 vjetorin e Këshillit të Europës, ka përmendur edhe kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë.

Duke folur për vlerat dhe parimet e Këshillit të Europës dhe institucioneve të saj, Baerbock tha se organizata tërheq edhe demokracinë më të re në Europë – Kosovën.

“Kjo është fuqia që qëndron në instrumentet e Këshillit të Europës – tani Këshilli ynë i Europës. Dhe e cila, meqë ra fjala – nuk duhet ta harrojmë këtë kur flasim për vlerat dhe të drejtat në këto kohë – është një forcë që rrezaton edhe në vende të tjera dhe që i bën institucione si Këshilli i Europës kaq tërheqëse. Si Kosova, demokracia më e re në Europë, e cila i përket Këshillit tonë të Europës”.

Shefja e diplomacisë gjermane bëri thirrje që të sigurohet mbështetja e nevojshme për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe u kërkoi edhe bartësve të institucioneve në Kosovë që të angazhohet që Kosova të anëtarësohet sa më shpejt.

“Prandaj i bëjmë thirrje – dhe jam vërtet mirënjohës për punën intensive të parlamentarëve demokratë dhe grupeve politike që po bashkohen këtu – të gjithë të përfshirëve dhe përgjegjësve në Kosovë që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të siguruar që të kemi shumicën e nevojshme për arritjen e anëtarësimit së shpejti”, tha ajo në Bundestag, që u pasua me duartrokitje.

Ky draft do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të muajit maj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit