14.2 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Kryebashkiaku i Nju Jorkut konverton pagën në kriptovalutë

- Advertisement -

Kryetari i Bashkisë në Nju Jork, Erik Adams është shprehur se ai do të konvertojë pagën e tij të parë të këtij viti direkt në kriptomonedhë.

Ai do të përdorë platformën Coin Base për të konvertuar pagën e tij në Bitcoin dhe Etherium dhe këtë gjë duket se do ta bëjë edhe në dy muajt në vijim.

Adams është shprehur se Nju Jorku është qendra e botës dhe ata synojnë të kthejnë atë edhe në qendrën e kriptomonedhave dhe inovacioneve të tjera financiare.

Konvertimi i pagesës në kriptovalutë të jep mundësinë e ruajtjes së fondeve të investuara në një portofol online.

avarësisht popullaritetit në rritje të personave që kanë investuar paratë e tyre në kriptomonedhë, tregu ka pësuar luhatje të ndjeshme në vlerat e tyre.

Vendimi i Adams për të konvertuar pagën e tij në kriptomonedhë shihet si shembull për mundësitë e larmishme dhe inovative të individëve për të menaxhuar financat e tyre.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit