Home Sport Kroacia e siguron kualifikimin për në “EURO 2024”

Kroacia e siguron kualifikimin për në “EURO 2024”

0

Kroacia e ka marrë biletën për në Kampionatin Evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani.

Kjo pasi sonte e mposhti Armeninë me rezultat 1:0, me golin e Ante Budimir.

Me këtë fitore skuadra e Zlatko Daliq, i bëri 16 pikë, një më pak se Turqia që prin në grupin D.

Exit mobile version