15.8 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Aliti pas humbjes nga Bjellorusia: Jemi të mërzitur

- Advertisement -

Fidan Aliti e barti shiritin e kapitenit në ndeshjen kundër Bjellorusisë, ku Kosova humbi me rezultat 0:1 në “Fadil Vokrri”.

Aliti tha se janë tejet të mërzitur nga kjo humbje.

“Me djemtë kemi dhënë gjithçka në 90-të minuta në fushë. Kemi pasur raste që kemi mundur të shënojmë gol. Ata (Bjellorusia) me një goditje shënuan gol dhe kjo na bën edhe më shumë të mërzitur”, tha Aliti për Klan Kosova.

“Dardanët” ciklin kualifikues e kanë mbyllur me humbje.

Skuadra e Primozh Glihas, nuk arriti që ta sigurojë kualifikimin për në “EURO 2024”.

Kosova në grupin I renditet e pesta me 11 pikë, duke lënë prapa vetëm Andorrën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit