Kriza te PSG-ja, tensione mes Dembeles dhe Luis Enrique

- Advertisement -

Tensione të reja raportohet se kanë shpërthyer te Paris Saint-Germain mes Ousmane Dembélés dhe trajnerit Luis Enrique.

Sipas raportimeve, java pushim që iu dha sulmuesit francez nuk është parë si një periudhë e planifikuar pushimi, por si masë disiplinore nga klubi.

Dembélé ishte i vendosur të luante nga minuta e parë ndaj Aston Villas dhe, pavarësisht pushimeve, kishte vazhduar të stërvitej individualisht për të qenë në formën e duhur.

Situata mund të shënojë përplasjen e parë serioze mes Dembélés dhe Luis Enrique, ndërsa tashmë nuk përjashtohet as mundësia e një largimi të francezit nga PSG gjatë kësaj vere.

Megjithatë, raportimet bëjnë me dije se lojtari dhe klubi vazhdojnë të jenë në bisedime për rinovimin e kontratës, duke e lënë të hapur të ardhmen e fituesit të Topit të Artë.

Të ngjashme

Të fundit