Kriset raporti i “Treshi-përsheshit”, Londrimi mezi çohet në këmbë për t’i folur Elijonës dhe Klodit

- Advertisement -

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, së bashku me dy ish-finalistët e këtij edicioni, Elijona Binakaj dhe Klodian Mihaj, kanë qenë të pranishëm së fundmi në një festë.

Megjithatë, ndryshe nga afrimiteti që shfaqnin gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në vend, raporti mes tyre duket se ka pësuar ndryshime.

Gjatë takimit, kamerat kanë kapur një përshëndetje dhe përqafim të ftohtë mes ish-banorëve, duke lënë përshtypjen se kontakti mes tyre ishte më shumë formal sesa miqësor.

Madje, ra në sy edhe fakti që Londrimi u ngrit me hezitim për t’i përshëndetur Elijonën dhe Klodin.

Sipas burimeve të Prive Klan Kosova, marrëdhënia mes treshes tashmë është e krisur dhe takimi i fundit ishte sa për sy e faqe.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar në ftohjen e raporteve mes tyre./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit