Ismaili: Në terren shihet zhgënjimi me Kurtin, qytetarët janë lodhur nga përçarja dhe mungesa e rezultateve

- Advertisement -

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se qytetarët në terren janë të lodhur nga politika përçarëse dhe krizat e njëpasnjëshme të qeverisjes së Albin Kurtit.

Ismaili tha se takimet me qytetarët e bëjnë edhe më të madhe përgjegjësinë për të qenë pranë tyre, duke shtuar se zhgënjimi me mungesën e rezultateve të kësaj qeverie po vërehet gjithandej.

“Ne nuk jemi lodhur, por Kosova është lodhur nga krizat e njëpasnjëshme. Qytetarët që e kanë votuar Albin Kurtin janë të zhgënjyer me mungesën e rezultateve”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij, PDK-ja e ka përparësinë sepse në këtë garë përfaqësohet nga Bedri Hamza, të cilin e ka cilësuar si njeri të dëshmuar, profesionist dhe figurë që sjell stabilitet.

“Ne e kemi një njeri të provuar, profesionist dhe që sjell stabilitet dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shtuar Ismaili.

Të ngjashme

Të fundit