Gjatë mëngjesit të sotëm Departamenti i Hetimeve përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, në disa rajone të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për Lajmi.net, Baki Kelani-zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Më tutje Kelani ka bërë të ditur se operacioni policor është duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Pas përfundimit të operacionit pritet të bëhen të ditura detajet.