Krijimi i xhandarmërisë, Krasniqi: Policia dhe FSK i kanë rrënjët tek UÇK-ja, Kurti s’mund t’i bëjë servilë

- Advertisement -

 

Kandidati për deputet i PSD-së, Florin Krasniqi, ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, sa i përket sjelljes dhe personalitetit të kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk do ta pranojë humbjen apo dorëzimin e pushtetit në mënyrë të qetë e demokratike.

 

“Sa dhunë përdoret nuk e di, por çka di me siguri: Albin Kurti nuk shkon në shtëpi vullnetarisht e paqësisht. Kurti s’ka për t’ia dhënë dorën e për t’i uruar punë të mbarë. Ky është personaliteti i tij, ai s’është bashkues. Çka po them është se në mënyrë paqësore nuk shkon”, deklaroi Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka ngritur dyshime mbi tentativat për krijimin e një xhandarmërie, duke thënë se Kurti nuk mund t’i bëjë servilë strukturat aktuale të sigurisë për shkak të historisë së tyre.

 

“Për çka do ta bëjë xhandarmërinë, ku dështoi Policia e Kosovës? Është shumë e thjeshtë: FSK-ja dhe Policia i kanë rrënjët te UÇK-ja, nga ai lum patriotësh rrjedhin, prandaj ai nuk mund t’i bëjë ata servilë të vetë…”, përfundoi kandidati për deputet i PSD-së

Të ngjashme

Të fundit