7 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Krerët e Asociacionit të Komunave vizitojnë zonat e prekura nga vërshimet: Na duhet një fond emergjent nga Qeveria

- Advertisement -

Krerët e Asociacionit të Komunave të Kosovës kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet.

Kryetari i AKK-së, Agim Aliu, nënkryetari Imri Ahmeti, anëtari Bali Muharremaj dhe drejtori ekzekutiv, Sazan Ibrahimi kanë vizituar Komunën e Skënderajt, ku janë pritur nga kryetari Fadil Nura.

“Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore. Poashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajit, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës ka kërkuar që Qeveria t’u mundësojë komunave një Fond Emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi u tha se “gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore”.

“Prandaj Bordi kërkon që Fondin Emergjent ta menaxhojnë Komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre. Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit