‘‘Krenari për Italinë’’, deputetja italiane pas ndërrimit të komandës në KFOR: Shkruhet historia, Vergori nga oficerët më të mirë.

- Advertisement -

Ditën e sotme, është bërë ndërrimi i komandës së KFOR-it mes gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas, tek gjeneralmajori italian Roberto Vergori.

Këtë gjë e ka cilësuar si ‘’krenari për Italinë’’, Paola Chiesa, deputete italiane, e cila e ka shtuar se, Italia ka ‘’shkruar historinë’’, duke e cilësuar komandantin e ri të KFOR’it, si një nga ‘’oficerët më të mirë’’.

Deputetja italiane, ka shtuar edhe se, misioni i KFOR’it mbetet një ‘’mision tejet delikat’’, dhe se, ‘’stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi’’.

Postimi:

VERGORI NË KRYE TË KFOR-it, KRENARI PËR ITALINË DHE FORCAT E SAJ TË ARMATOSURA!

“Sot Italia shkruan histori. Gjenerali Roberto Vergori, një nga oficerët më të mirë të Ushtrisë Italiane, merr komandën e misionit të NATO-s, Forca e Kosovës – KFOR.

Kjo është një kënaqësi dhe krenari e madhe për kombin tonë dhe për Forcat tona të Armatosura. T’i shërbesh atdheut jashtë vendit është një privilegj dhe jam e sigurt se gjenerali Vergori do ta bëjë këtë, ashtu siç ka vepruar gjithmonë, me nder, besnikëri, sakrificë dhe guxim.

Misioni në Kosovë mbetet edhe sot një mision tejet delikat. Stabiliteti i arritur është i brishtë, në veri tensionet shpërthejnë periodikisht, ndërsa dialogu politik ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përparon me vështirësi.

Në këtë kontekst, prania e NATO-s dhe e Forcave të Armatosura është thelbësore për ruajtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet.

Besimi i drejtimit të KFOR-it një oficeri italian përbën një vlerësim të besueshmërisë që Italia ka fituar në terren në Ballkanin Perëndimor, si dhe të besimit që Aleanca Atlantike ka te ushtarakët tanë, të cilët, kudo që angazhohen, janë sinonim i profesionalizmit, aftësisë dhe humanizmit.

Gjeneralit Vergori dhe të gjithë burrave e grave të angazhuar në Kosovë u uroj punë të mbarë dhe u shpreh mirënjohjen time.”

Kështu është shprehur deputetja Paola Chiesa, kryetare e grupit parlamentar të partisë Fratelli d’Italia në Komisionin e Mbrojtjes të Dhomës së Deputetëve të Italisë.

 

Të ngjashme

Të fundit