12.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Krasniqi: VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon

- Advertisement -

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se me Albulena Haxhiun si kandidate për  kryeparlamentare do të dështojë. Sipas tij VV-ja duhet ta ndërrojë kandidatin, sepse nuk kalon.

“Është situatë e paprecedent dhe nuk ka hije një institucioni kaq të rëndësishëm. Koalicioni Vetëvendosje-Guxo- Alternativa ka të drejtën për të propozuar kryeparlamentarin, por jo të imponoj me çdo kusht. Po e vazhdojmë barrën e krijimit të institucioneve. Kandidatja ka dështuar disa herë dhe do të dështojë dhe nuk mund të jetë më e rëndësishme se krijimi i institucioneve. VV-ja duhet ta qes një kandidat tjetër, sepse kandidatja që ka dështuar do të dështojë përsëri. Haxhiu nuk do të ketë mbështetjen tonë në asnjë rrethanë “, tha Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit